
Milani ka fituar superderbin ndaj Interit. Për këtë i ka mjaftuar një gol i vetëm nga Pulisiç në minutën e 54’.
Duhet thënë se zikaltërit e kishin mundësinë të barazonin gjithçka po Calhanoglu gaboi nga pika e bardhë duke humbur 11-metërshin që do vinte baraspeshën.
Pas kësaj fitoreje, Milani ngjitet në vendin e dytë ndërsa Interi zbret në vendin e katërt me një pikë më pak.