
Presidenti Donald Trump njoftoi të premten mbrëma se po e ndërpret menjëherë mbrojtjen nga deportimi për qytetarët somalë që jetojnë në Minnesota, duke përfunduar programin e Përkohshëm të Statusit të Mbrojtur (TPS), përcjell Fox News.
Trump argumentoi se “bandat somaleze po terrorizojnë banorët e shtetit dhe miliarda dollarë janë zhdukur” dhe kërkoi që përfituesit e TPS të kthehen në vendin e tyre.
Ky vendim vjen pas një raporti nga Manhattan Institute, sipas të cilit miliona dollarë fonde publike janë dërguar tek grupi terrorist Al-Shabaab në Somali, në kuadër të skemës mashtruese “Feeding Our Future” që përfshinte fonde të dedikuara për COVID-19.
Minnesota ka një komunitet të madh somal dhe programi TPS i lejonte ata të jetonin dhe punonin ligjërisht në SHBA për shkak të situatës së rrezikshme në vendin e tyre. Ndërprerja e këtij programi pritet të ketë ndikim të menjëhershëm mbi komunitetin dhe mbi përdoruesit e përfitimeve sociale.