Vendosni fjalën kyçe....

Belinda Balluku para GJKKO-së, shtyhet seanca për njohjen me masat e sigurisë



Belinda Balluku ka qëndruar rreth 40 minuta në ambientet e GJKKO-së, ku ishte parashikuar të zhvillohej seanca për njohjen me masat e sigurisë për të dhe dy vartësit e saj të akuzuar, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala për BalkanWeb, seanca është shtyrë me dy orë. Arsyeja lidhet me kërkesën e avokatëve që të njihen më parë me aktet e dosjes hetimore.

Nuk dihet ende nëse Balluku do të rikthehet në GJKKO pas dy orësh, kur pritet të rifillojë seanca.