Vendosni fjalën kyçe....

Balluku mbërrin në GJKKO



Zëvendëskryeministrja e pezulluar, Belinda Balluku, ka mbërritur sot në orën 09:00 në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku pritet të zhvillohet seanca për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj saj, si dhe ndaj Gentian Gjylit e Erald Elezit.

Balluku ka forcuar ekipin e mbrojtjes. Krahas motrës së saj, Pamela Qirko, në mbrojtje është angazhuar edhe avokati Ardian Kalia.

Sipas GJKKO-së, të tre të pandehurit janë pjesë e procedimit penal nr. 136/2025 të SPAK-ut, që lidhet me procedurat e tenderave për tunelin e Llogarasë dhe lotin nr. 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, ku dyshohet për paracaktim të kontraktorëve fitues.

Dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme vendosi:

  • Pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për Belinda Ballukun;

  • Arrest shtëpie për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH;

  • Arrest shtëpie për Erald Elezin, administrator i KESH.

Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në dy procedurat kryesore të hetuara nga SPAK.