Vendosni fjalën kyçe....

Autoritetet lokale rikuperojnë një pjesë të urave në Malësinë e Kurbinit


Prej tre ditësh, reshjet intensive kanë izoluar disa zona të Malësisë së Kurbinit, duke shkaktuar dëmtime në ura, rrëshqitje dherash dhe prishje të rrugës kryesore.

Pas 72 orësh ndërhyrjesh, autoritetet lokale dhe forcat e ushtrisë kanë arritur të rikuperojnë një pjesë të urave dhe të sistemojnë disa segmente rrugore.

Sipas kreut të Njësisë Administrative Milot, Dritan Preçi, në fshatin Vinjollë puna për hapjen e rrugës vijon, ndërsa Skuraj dhe Gallatë nuk janë më të izoluara.

Në zonë u shfaqën probleme edhe për shkak të dëmtimit të linjës elektrike, por energjia është rikthyer tashmë.