
Një aksident është shënuar pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, ku dy makina janë përplasur dhe njëra prej tyre është përfshirë nga flakët.
Sipas informacionit paraprak, një automjet tip Ford ka goditur nga pas një BMW X5, duke shkaktuar dëme të mëdha në mjetin e parë, i cili u përfshi menjëherë nga zjarri. Zjarrfikësit ndërhynë shpejt dhe shuan flakët brenda pak minutash.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, shoferët dhe pasagjerët kanë dalë në kohë nga automjetet.