Vendosni fjalën kyçe....

Tirana pret sot Samitin “Growth Plan – Our Pathway to EU” me liderët e Ballkanit Perëndimor



Tirana mirëpret sot, më 21 nëntor, samitin “Growth Plan – Our Pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, do të diskutojnë mbi planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe afrimin e rajonit me Tregun e Përbashkët Europian.

Samiti zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe nis në orën 09:30, ku kryeministri Edi Rama dhe komisionerja Kos do të mbajnë fjalët hapëse përpara se delegacionet të vijojnë me punimet.

Ngjarja do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp mes Ramës dhe komisioneres Kos.

Agjenda e ditës

09:30 – 12:00
Vendi: Pallati i Brigadave

  • 09:30 – Mirëseardhja / Deklaratat hyrëse

  • 10:00 – Nisja e punimeve të Samitit

    • Fjalët hapëse nga:
      • Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
      • Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin e BE-së

  • 11:30 – Foto familjare

  • 11:35 – Konferencë për shtyp me Ramën dhe Kos