
Një tërmet me magnitudë 5.5 goditi sot pjesën qendrore të Bangladeshit, duke shkaktuar të paktën gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur. Lëkundjet u ndjenë fuqishëm në kryeqytetin Dhaka, ku banorët të alarmuar dolën me shpejtësi në rrugë pasi godinat u drodhën nga tërmeti, përcjell YNetNews.
Tërmeti ndodhi në orën 10:38 sipas orës lokale. Epiqendra ishte rreth 25 kilometra larg kryeqytetit, ndërsa, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), thellësia e tij ishte rreth 10 kilometra.
Sipas një kanali lokal televiziv, tre persona humbën jetën pasi u shembën tavani dhe një mur i një godine në Dhaka, ndërsa tre të tjerë vdiqën nga rrëzimi i kangjellave gjatë panikut. Autoritetet po vijojnë vlerësimin e dëmeve, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren.