Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë pranë një qendre tregtare në Fier



Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme pranë një qendre tregtare në Fier. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se brenda një lokali ka shpërthyer një konflikt i çastit, i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Deri tani raportohet se nuk ka persona të lënduar.

Policia po merr në pyetje dëshmitarët dhe po verifikon kamerat e sigurisë për të sqaruar ngjarjen.