
Sipas ish-kryeministrit Berisha, takimi 7-orësh mes Ramës dhe ministres Balluku ishte i tensionuar dhe i ashpër. Diskutimet përfshinin kërkesën e Ballukut për shtyrjen e vendimit të GJKKO-së, që Këshilli i Ministrave të drejtohej në Gjykatën Kushtetuese në vend të saj, dhe ndalimin e linçimit të saj në media.
Postimi:
Cilat ishin çështjet e debatit 7-orësh me të thirrura Rama–Balluku
Miq, vështirë të zbërthehen bisedimet e djeshme 7-orëshe Rama–Lubia në zyrën e Ramës.
Por një gjë është e sigurt: sipas veshëve të mureve ato kanë qenë tejet të ashpra, me kërcënime të ndërsjella, madje dhe më shumë. Ndër të tjera, në takim janë diskutuar:
1.Kërkesa e Ballukut për të shtyrë 72 orë zbatimin e vendimit, gjë të cilën Rama nuk e ka marrë përsipër dhe telefonatat e Uluziut kanë qenë pa fat.
2.Kërkesa e Lubisë që Këshilli i Ministrave dhe jo ajo personalisht t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të GJKKO-së.
3.Ndalimi i korit të linçimit të Lubisë në mediat e kontrolluara nga Rama, me në krye Top Channel-in.
Të gjitha këto janë disa nga kushtet që Lubia të mos hapë zemrën para “SKAP-it të partisë” dhe të faktojë me dokumenta se tuneli i Llogarasë dhe aeroporti i Vlorës janë zbatim i përpiktë i urdhrit direkt të Edi Ramës. Nuk dihet mirë roli i Uluziut, që u thirr dëshmitar i divorcit politik dhe kacafytjeve verbale 7-orëshe Rama–Balluku.