Vendosni fjalën kyçe....

Vetë shpëtoi për mrekulli por 4 familjarë i ka në spital, flet dëshmitarja e shpërthimit në Kosovë


Leonora Beka është një nga dëshmiratet e shpërthimit të djeshëm në Ferizaj, që la të plagosur mbi 40 persona.

Ajo ka folur për “T7” për gjendjen e familjarëve të saj, të cilët kanë mbetur të lënduar rëndë nga incidenti dhe po trajtohen në QKUK.

Leonora Beka e cila jeton në Zvicër ka ardhur për pushime në Kosovë. Ajo kishte dalë për të ngrënë një drekë me babanë, vëllanë dhe familjen e tij. Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi Leonora ka qenë në tualet dhe ka shpëtuar për mrekulli port ë afërmit e saj kanë mbetur të gjithë të lënduar, duke përfshirë dhe mbesën 5-vjeçare.

Ajo thotë gjithashtu se nusja e vëllait është në muajin e tretë të shtatzënisë e ka pësuar lëndime të rënda.

“E kam babin, vëllain, nusen e vëllait dhe çikën e vëllait 5 vjeçare, vëllain e kam shumë të lëndum edhe babain janë në Prishtinë në QKUK. Dy duart dhe këmbët i ka nusja edhe është shtatzënë, vajzës iu ka djegë veshi, qafa, flokët edhe gjysma e fytyrës. Nusja e ka komplet fytyrën, flokët deri në lëkurë. Unë kam shpëtuar veç flokët i kam pak të djegëta”, ka thënë ajo.

“Në muajin e tretë të shtatzënisë, por, për momentin bebja është mirë. Nusja krejt i mbanë mend, veç nuk e dinë që kemi me i transferu për Turqi. Duhemi me e përgatitë me i tregu. I falënderoj të gjithë që na kanë ndihmu, taksisat na kanë qu krejtve në spital. Një barnatore në Ferizaj na kanë dhënë me paketa ndihmë nuk kanë shiku, s’ka pas as gjilpëra për infuzione, as infuzione as sen s’ka pas. Me barna me krema na kanë dhanë”, shton e njëjta.

Vëllai i saj, sipas dëshmitares është në listën e personave që do të dërgohen për shërim jashtë vendit.

“90% është e sigurt që kanë me i qu sot, vëllai i jem është në atë listë, babai ka me nejt këtu. Baba fytyrën e ka, duart edhe kokën. Unë jetoj në Zvicër, dola me babanë, motrat, vëllezërit, me hëngër një drekë, pasi kemi hangër drekë ndodhi rasti unë patjetër duhna me u kthy”, ka thënë Leonora Beka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *