
SPAK nuk ka pranuar kërkesën e Këshillit Bashkiak që Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e nesërme ku do të diskutohet buxheti i vitit 2026. Burime bëjnë me dije se ende nuk dihet nëse kryebashkiaku do të lejohet të marrë pjesë online.
Kërkesa, e firmosur nga 22 këshilltarë socialistë, argumentonte se pjesëmarrja e kryebashkiakut në mbledhje është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj dhe e domosdoshme për prezantimin e projektbuxhetit dhe raporteve vjetore.
Kjo lëvizje vjen pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qeverisë, duke e lënë Veliajn në detyrë si kryebashkiak i Tiranës.