
Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reasguar pas pezullimit nga detyra të zv.kryemnistres Belinda Balluku.
Në një videomesazh në Facebook, deputeti thotë se nëse qeveritarët e korruptuar nuk i tërhqeq zvarrë nga karrigia, nuk ikin nga pushteti.
Ai shton se pezullimi i Ballukut është çast historik për Shqipërinë dhe shumë shpejt edhe kryeministri Rama do dalë para drejtësisë.
“Belinda Balluku sapo është shkarkuar nga detyra me vendim gjykate. Atë që nuk bëri Belinda Balluku vetë duke dhënë dorëheqjen, atë që nuk bëri Edi Rama duke e shkarkuar, e bëri Gjykata, me një vendim. Më vjen keq ta them por e vërteta është që këta nëse nuk i tërheq zvarrë nga karrigia, nga pushteti, nuk ikin. Dhe fatkeqësisht duhet vendimi i gjykatës për t’i larguar. Ky është një moment historik për Shqipërinë. Shumë shpejt edhe Edi Rama ka për të dalë para drejtësisë siç kanë dalë të gjithë kryeministrat e korruptuar të rajonit.” – thotë Shehaj në videomesazh.