Vendosni fjalën kyçe....

Pezulloi Ballukun nga detyra, GJKKO: Nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median



Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar pasi vendosi masën e pezullimit nga detyra për zv/kryeministren, Belinda Balluku, si edhe ndalimin e udhëtimit jashtë vendit dhe bllokimin e pasaportës.

Në deklaratën zyrtare, GJKKO thekson se për shkak të faktit që masat e sigurisë mbeten sekret hetimor, institucioni nuk mund të ndajë detaje me publikun në këtë.

“Përshëndetje të gjithëve!
Uroj të jeni mirë.
Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.
Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës.”