Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti miraton në parim projektbuxhetin 2026 pas një seance 16-orëshe



Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar në parim projektbuxhetin për vitin 2026, së bashku me paketën fiskale prej 8 projektligjesh që do të shoqërojnë zbatimin e tij. Votimi u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një seance maratonë që zgjati rreth 16 orë — nga ora 10:00 e mëngjesit të së mërkurës deri në orën 03:00.

Projektbuxheti i vitit 2026, me një vlerë totale prej 886 miliardë lekësh (rreth 8.8 miliardë euro), u miratua me 83 vota pro nga shumica socialiste. Deputetët e opozitës votuan kundër, me 32 vota.

Miratimi në parim hap rrugën për diskutimet nen për nen në komisione dhe në seancë plenare, përpara votimit final të projektbuxhetit dhe paketës fiskale në ditët në vijim.