
Menjëherë pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut, ka ardhur dhe reagimi i parënga PD.
Ervin Salianji në një postim n ëfacebook kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ai u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një qeveri tranzitore që të garantojë brenda pak kohësh zgjedhje me standarte europiane.
Ndër të tjera Salianji theksoi se këto goditje të fundit të drejtësisë ndaj personave me pushtet nuk janë më një surprizë pasi sipas tij këto janë prova se qeveria është kalbëzuar.
Reagimi i Salianjit
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!
Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri tranzitore që të garantojë brenda pak kohësh zgjedhje të lira, të ndershme dhe me standarde evropiane.
Korrupsioni galopant, abuzimet e përditshme dhe kapja e institucioneve kanë çuar në rrënimin e shtetit. Goditjet e fundit nga drejtësia ndaj njerëzve më të fuqishëm të pushtetit nuk janë surprizë për askënd, janë provë e qartë e asaj që kemi thënë prej vitesh, qeveria është kalbëzuar në çdo qelizë.
Edi Rama është shndërruar në pengesën kryesore të Shqipërisë, në simbolin e një sistemi të korruptuar që prodhon padrejtësi, pabarazi dhe varfëri.
Ai është sot e keqja e Shqipërisë.
Koha për ndryshim ka ardhur dhe hapi i parë është dorëheqja e Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore që i kthen vendit besimin dhe demokracinë!