Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO e pezulloi nga detyra, Balluku në Kryeministri


Pas pezullimit nga GJKKO, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka shkuar në Kryeministri.

Balluku, siç shihet nga pamjet ka hyrë në Kryeministri, ndërkohë nuk dihet nëse do të takojë apo jo kryeministrin Edi Rama.

Përveç akuzës për ‘shkelje të barazisë në tendera’ për tunelin e Llogarasë, dosja hetimore e Ballukut është ngarkuar dhe me një çështje tjetër, atë të ndërtimit të Unazës së Madhe, Loti 4.

Me vendim të gjyqtarit Erion Çela, Ballukut i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike si dhe dalja jashtë vendi.