Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj: Për herë të parë në histori të pushtetshmit po dalin para drejtësisë


Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se i është mohuar e drejta për interpelancë me zëvendës kryeministren Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK për aferën 50 mln euro për tunelin e Llogarasë.

Ai tha se e ka kërkuar këtë interpelancë qëpara 1 muaji kur ajo nuk ishte ende e pandehur.

“Një muaj kam që kam kërkuar interpelancë me Ballukun atëherë jo e pandehur. Kjo interpelancë më është mohuar. Ky është një moment historik sepse për herë të parë në histori të pushtetshmit po dalin para drejtësisë. E para herë në historinë e Europës një zv kryeministër në arrati, Balluku është e pandehur”, tha ai.