
Niveli i lumit Vjosë është rritur mjaft pas reshjeve të ditëve të fundit duke rritur rrezikun për daljen nga shtrati.
Deri tani niveli ka arritur në metra, me pikën kritike që është 6.8 metra.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe bizneseve pranë shtratit të tregojnë kujdes të shtuar dhe të jenë të përgatitur për çdo zhvillim të mundshëm.
Sipas të dhënave të deritanishme, maksimumi i prurjeve është regjistruar rreth orës 14:30 në nivelin 7, që do të thotë se ky volum uji pritet të mbërrijë në zonat fundore të njësive Levan dhe Novoselë gjatë mbrëmjes së sotme.