
Pas përfundimit të ndeshjeve të fundit të kualifikueseve të Botërorit, janë zyrtarizuar vazot për shortin e Play Off-it, duke përcaktuar kështu kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë.
Kombëtarja kuqezi pozicionohet në vazon e tretë dhe, si rrjedhojë, mund të përballet me një nga ekipet e vazos së dytë: Poloninë, Çekinë, Sllovakinë ose Uellsin.
Meqenëse Kosova ndodhet në të njëjtën vazo me Shqipërinë, edhe përfaqësuesja dardane ka të njëjtët kundërshtarë të mundshëm në fazën Play Off.
Shorti do të hidhet më 20 nëntor.
Ndarja zyrtare në vazo
Vazo 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë
Vazo 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki
Vazo 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë
Vazo 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut