Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës



Ashtu siç paralajmëruan sinoptikanët, reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar probleme serioze në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës. E gjithë zona është mbuluar nga uji, duke vështirësuar lëvizjen e qindra banorëve, të cilët janë përballur me përmbytje pranë hyrjeve të banesave.

Bashkia Lezhë njoftoi se situata do të marrë zgjidhje vetëm pas përfundimit të projektit për trajtimin e ujërave të bardha dhe të zeza në këtë lagje, një investim që sipas autoriteteve synon të eliminojë përmbytjet e përsëritura.

Meteorologët parashikojnë që reshjet intensive dhe problemet në terren të vijojnë edhe në ditët e ardhshme.