Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me thikë në Fier


Një plagosje me thikë ka ndodhur në Fier.

33-vjeçari me iniciale D.D. banues në Roskovec është plagosur lehtë nga J.R. i cili është shpallur në kërkim.

I plagosuri është dërguar në spital ndërsa gjendja e tij nuk dihet.

Njoftimi

“Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”