
Reshjet e dendura të shiut kanë dëmtuar rrugën në fshatin Bilaj të Krujës.
Disa familje që e përdorin atë për të kaluar e mbërritur në destinacione të tjera thonë se kanë mbetur të bllokuar ndërsa kanë akuzuar deputeten e zonës Mila Ekonomi dhe kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi se nuk u janë përgjigjur kërkesës së tyre për të ndërhyrë.
“Ne jemi rreth 20 banorë qe kalojmë në këtë rrugë pasi nuk kemi akses tjetër për në banesat tona. Nga reshjet e mëdha rruga ka rrëshkitur pasi në të është hapur një gropë rreth 1.5 m e thellë dhe poshtë është akoma më e gjerë. Ne jemi familjarë, kemi fëmijë të vegjël, prindër të paralizuar dhe kemi frike të kalojme pasi rrezikojmë që të përfundojmë në lumë. I kam dërguar video dhe i kam kërkuar ndihmë kryetarit të bashkisë dhe deputetes Milva Konomi, por as njëri as tjetri nuk kanë denjuar. Ne kërkojmë që shteti të ndërhyjë për të parandaluar një tragjedi te mundshme pasi nuk kemi rrugë tjetër”, tha një banor i fshatit Bilaj.