Vendosni fjalën kyçe....

Italia turpërohet nga Norvegjia, humb 1-4 dhe dërgohet në Play Off



Italia është mposhtur thellë 1-4 nga Norvegjia në ndeshjen vendimtare të kualifikueseve të Botërorit, një rezultat që i dërgon axurrët zyrtarisht në fazën Play Off, ndërsa norvegjezët sigurojnë biletën direkte për SHBA.

Skuadra e Gattusos e nisi mbarë sfidën, me Espositon që zhbllokoi rezultatin dhe krijoi përshtypjen e një ndeshjeje të kontrolluar. Por gjithçka u përmbys shpejt.

Nusa barazoi shifrat, ndërsa një super Erling Haaland realizoi dopietë, duke e kthyer takimin plotësisht në favor të Norvegjisë. Në minutat e fundit, Larsen vulosi fitoren e thellë 1-4.

Kjo ndeshje shënon rikthimin e Norvegjisë në një Botëror pas 28 vitesh, ndërkohë që Italia do të presë shortin e Play Off më 20 nëntor, me shpresën për të shpëtuar kualifikimin.