
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një postim në rrjetet sociale, ka përkujtuar 81-vjetorin e Çlirimit të Tiranës.
Ai nderoi me mirënjohje të gjithë ata që luftuan dhe sakrifikuan, duke theksuar se Tiranën e lirë dhe krenare të sotme duhet ta çojmë përpara me punë dhe dinjitet.
Postimi:
17 Nëntor 1944 – 17 Nëntor 2025
Sot nderojmë me mirënjohje të thellë Çlirimin e Tiranës – ditën kur qyteti ynë u ngrit mbi errësirën, me guxim dhe sakrificë për liri
Përkujtojmë me respekt të gjithë ata që luftuan, që sakrifikuan dhe që na lanë trashëgim Tiranën e lirë dhe krenare që kemi sot. Detyra jonë është ta çojmë përpara me punë dhe dinjitet.
Gëzuar Ditën e Çlirimit!