Vendosni fjalën kyçe....

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Karaibe në një nga dislokimet më të mëdha pranë Venezuelës


Karaibeve në një demonstrim të fuqisë ushtarake amerikane, duke ngritur pikëpyetje mbi atë që mund të sinjalizojë ky shtim i ri trupash dhe armatimi për fushatën e administratës Trump kundër trafikut të drogës në Amerikën e Jugut.

Mbërritja e USS Gerald R. Ford, e njoftuar nga ushtria amerikane në një deklaratë për mediat, shënon një moment kyç në atë që administrata Trump këmbëngul se është një operacion kundër drogës, por që është parë gjerësisht si një taktikë presioni ndaj presidentit venezuelian Nicolás Maduro, pëcjell AP.

Që prej fillimit të shtatorit, sulmet amerikane kanë vrarë të paktën 80 persona në 20 sulme ndaj varkave të vogla të akuzuara për transport droge në Karaibe dhe Oqeanin Paqësor lindor.

USS Gerald R. Ford përmbyll dislokimin më të madh të fuqisë ushtarake amerikane në rajon prej brezash, duke e çuar numrin total të trupave në rreth 12 mijë në gati një duzinë anijesh të Marinës, në atë që Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e ka quajtur “Operacioni Shtiza e Jugut.”

Grupi luftarak i aeroplanmbajtëses, që përfshin skadrone avionësh luftarakë dhe shkatërruese me raketa të drejtuara, ka kaluar të dielën në mëngjes ngushticën Anegada pranë Ishujve Virxhin Britanikë, bëri të ditur Marina amerikane.

“Ky grup do të forcojë praninë tashmë të madhe të anijeve luftarake amerikane për të mbrojtur sigurinë dhe prosperitetin e kombit tonë nga narkoterrorizmi në Hemisferën Perëndimore,” tha kundëradmirali Paul Lanzilotta, komandant i grupit luftarak të Ford-it.

Administrata ka këmbëngulur se grumbullimi i anijeve luftarake synon ndalimin e fluksit të drogës drejt SHBA-ve, por nuk ka paraqitur asnjë provë që mbështet pretendimet se personat e vrarë në varkat e sulmuara kanë qenë “narkoterroristë.”

Trump ka sinjalizuar se veprimet ushtarake do të zgjerohen përtej sulmeve detare, duke deklaruar se SHBA-të do të “ndalin drogën që hyn edhe nga toka.”

SHBA-të prej kohësh përdorin aeroplanmbajtëse për të ushtruar presion dhe për të dekurajuar agresionin e shteteve të tjera, pasi avionët e tyre mund të godasin objektiva thellë brenda territoreve kundërshtare.

Disa ekspertë thonë se Ford nuk është mjeti ideal për luftë kundër karteleve të drogës, por mund të shërbejë si instrument i fuqishëm intimidimi ndaj Maduros në përpjekje për ta detyruar atë të heqë dorë nga pushteti.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se SHBA-të nuk e njohin Maduros, i cili akuzohet gjerësisht se vodhi zgjedhjet e vitit të kaluar, si udhëheqës legjitim i Venezuelës. Rubio e ka cilësuar qeverinë e Venezuelës si një “organizatë transiti” që bashkëpunon hapur me trafikantët e drogës.

Maduro, i cili përballet me akuza për narkoterrorizëm në SHBA, ka thënë se qeveria amerikane po “fabrikon” një luftë kundër tij. Së fundmi, qeveria venezueliane ka përshkruar një mobilizim “masiv” trupash dhe civilësh për t’u mbrojtur nga sulme të mundshme amerikane.

Trump ka justifikuar sulmet ndaj varkave të drogës duke pohuar se SHBA-të janë në “konflikt të armatosur” me kartelet e drogës dhe se varkat drejtoheshin nga organizata të huaja terroriste.

Ai është përballur me kritika nga liderë të rajonit, shefja e të drejtave të njeriut të OKB-së dhe ligjvënës amerikanë, përfshirë republikanë, të cilët kanë kërkuar më shumë informacion mbi objektivat e goditur dhe bazën ligjore të sulmeve.

Megjithatë, republikanët në Senat kanë votuar së fundmi kundër një legjislacioni që do të kufizonte aftësinë e Trump për të ndërmarrë sulm ndaj Venezuelës pa miratim të Kongresit.

Ekspertët nuk bien dakord nëse avionët luftarakë amerikanë mund të përdoren për të goditur objektiva tokësore brenda Venezuelës. Në çdo rast, anija gjigante 100 mijë tonëshe po dërgon një mesazh të qartë.

“Kjo është simboli i rikthimit të fuqisë ushtarake amerikane në Amerikën Latine,” tha Elizabeth Dickinson, analiste e lartë e International Crisis Group për rajonin e Andeve.

“Dhe kjo ka rritur shumë ankthin në Venezuelë, por edhe në gjithë rajonin. Të gjithë po e ndjekin me frymë të mbajtur për të parë sa larg janë të gatshme SHBA-të të shkojnë në përdorimin e forcës ushtarake.”