Vendosni fjalën kyçe....

U kapen 11 emigrantë në furgon, pranga në Gjirokastër dy të rinjve nga Durrësi


Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër pasi janë kapur duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm.

Në pranga kanë rënë 21-vjeçari Xh.S. e 31-vjeçari B.A., të dy banues në Durrës.

Ata janë ndaluar në rrugën Gjirokastër-Kakavijë duke transportuar me një automjet tip furgon, 11 emigrantë të paligjshëm.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti, tre aparate celulare dhe 50 euro.