Vendosni fjalën kyçe....

Punësimi i Muçi Shaljanit në AMP, Gjykata: Arrestimi i dy policëve ishte i paligjshëm


Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur që arrestimi i dy policëve të Komisariatit Nr.3, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, të jetë i paligjshëm, duke mos caktuar asnjë masë sigurimi ndaj tyre, raporton BW.

Prokuroria kishte kërkuar masat e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit, deri në përfundimin e hetimeve.

Dy efektivët janë proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pasi dyshohet se kanë dhënë vertetimin për të punuar Muci Shaljani, në kundërshtim me rregullat e shërbimit. Gjykata pritet të vazhdojë hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.