
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar nisjen e “Foltores 2”.
Berisha tha se do të hapin në Kuvend para kryeministrisë, ku deputetë e qytetarë do të mbajnë fjalimet e tyre.
“Hapim një foltore aty, një parlament. Në 10 seanca opozitës i është lejuar të debatojë vetëm një seancë, si kurrë-kurrë në ndonjë vend para këtij bllokimi hapim foltoren parlamentaro qytetare para kryeministrisë, njëherë në javë, ku deputetë dhe qytetarë do thënë zërin e tyre.
Pra, ky është qëllimi i kësaj proteste. Protesta të tjera po projektohen dhe do organizohen, por ato do përgatiten dhe thirren në kohën më të përshtatshme”, tha Berisha.