
Hunter Biden e ka quajtur gjenocid mbylljen e USAID-it nga administrata Trump. I ftuar në një podcast, djali i ish-presidentit Joe Biden tha se mbyllja e USAID-it ka ndërprerë ndihmën jetike për miliona njerëz në mbarë botën.
“Donald Trump, nën drejtimin e Elon Musk, i dha fund USAID-it. Dhe për shkak se ata e ndërprenë atë ndihmë, 14 milionë njerëz do vdesin. Katër milionë prej tyre do jenë fëmijë. Ky është një gjenocid i pafund.” – tha Biden.
USAID u mbyll nga DOGE (Administrata e Eficencës Qeveritare) që u drejtua nga Elon Musk për disa muaj, duke kaluar nën administrimin e Departamentit të Shtetit.
Trump, Musk e Rubio deklaruan se USAID ishte përdorur nga demokratët për favore, koprrupsion duke keqpërdorur taksat e amerikanëve në projekte në mbarë botën.
Hunter Biden ka pasur probleme të shumta ligjore duke nisur nga përdorimi i alkoolit, armëmbajtja pa leje e përdorimi i pushtetit të të atit ish-zv.president e president për të bërë biznes. Ditët e fundit në detyrë, Joe Bien e fali të birin Hunter me dekret presidencial.