
Olivia Nuzzi pretendon se RFK Jr. i tha asaj ‘Të dua’ – ndërsa zbulon pjesët e tyre të preferuara të trupit
Olivia Nuzzi, ish-reporterja e revistës New York Magazine, ka pretenduar në librin e saj të ardhshëm të kujtimeve se Robert F. Kennedy Jr. i ka thënë se e dashuronte gjatë aferës së tyre të mesazheve seksi ndërsa ajo i zbuloi pjesët e trupit që u pëlqenin më shumë te njëri-tjetri.
Gazetarja 32-vjeçare, karriera e së cilës u shemb kur u bë publik lajmi për marrëdhënien e sexting me RFK Jr. vitin e kaluar, shkoi madje deri aty sa pretendoi se Sekretari i Shëndetësisë i Presidentit Trump i kishte thënë se dëshironte që ajo të mbetej shtatzënë me fëmijën e tij, siç raportoi New York Times të premten.
Libri bombë me titullin “American Canto”, i referohet RFK Jr., 71, vetëm si “politikani”, por detajon se si lidhja e tyre u zhvillua shpejt pasi ajo shkroi një shkrim për të në fund të vitit 2023.
Përveç shkëmbimit të frazave “Të dua” me Kennedy-n që pretendohet se e tha i pari, Nuzzi pohoi, gjithashtu, se ai e thërriste atë “Livvy” dhe i shkruante poezi.
Marrëdhënia përfundoi me Nuzzi të lënë pa punë në Neë York Magazine dhe të ndarë nga fejuari i saj i atëhershëm, kolegu reporter politik Ryan Lizza.
Nuzzi, në atë kohë, theksoi se marrëdhënia nuk ishte kurrë fizike. RFK Jr. gjithashtu e minimizoi marrëdhënien, duke thënë se ai e takoi atë vetëm një herë për një intervistë me kërkesën e saj, shkruan NY Post.