
Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix që po zhvillohet në Zagreb.
Ajo ka mundur në finale hungarezen Reka Pupp, në garën për kategorinë deri në 52 kilogramë. Për Krasniqin, kjo është medalja e tetë e artë në nivelet e Grand Prix.
Medalja e artë në garat Grand Prix i siguron 700 pikë në ranglistën botërore.