
Kryeministri Edi Rama dhe homologja e tij italiane, Giorgia Meloni, kanë firmosur sot në Romë një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi strategjik mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë.
Në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, marrëveshjet e nënshkruara përfshijnë fusha të rëndësishme si kujdesi shëndetësor, energjia, mjedisi, industria e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimi i migracionit, arsimi, inovacioni dhe zhvillimi ekonomik.
Në një postim në Facebook, Rama shkroi:
“Romë – Shkëmbimi Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar.”