Vendosni fjalën kyçe....

Gol Shqipëria, Asllani zhbllokon kuqezinjtë


Shqipëria ka kaluar në avantazh me Asllanin në minutën e 67-të në ndeshjen tejet delikate ndaj Andorrës në fushën e kësaj të fundit. Mesfushori arriti të gjente këndin e majtë të portës së Andorrës duke salduar deri tani vendin e dytë për Shqipërinë që do të thotë vajtje në playoff-in e Botërorit 2026.

Pavarësisht disa rasteve për Shqipërinë, kuqezinjtë nuk qenë në gjendje të gjejnë rrugën e rrjetës përballë vendasve që u mbrojtën më shumë forca duke mos lënë hapësira në prapavijë.

Serbia ndërkohë po mundet në Angli dhe nëse rezultati nuk ndryshon Shqipëria është e kualifikuar në fazën play-off prej nga ku do kërkojë kualifikimin për herë të parë në një botëror futbolli.