Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët zbulojnë “Luciferin”


Shkencëtarët në Australi kanë identifikuar një lloj të ri të bletës vendase me brirë të vegjël, të ciën e kanë pagëzuar “Lucifer” për shkak të brirëve.

Lloji u zbulua nga studiuesit që po vëzhgonin një lule të egër në rrezik zhdukjeje në Goldfields të Australisë Perëndimore në vitin 2019, sipas një studimi të botuar të hënën në Journal of Hymenoptera Research. Brirët shumë të veçantë, të drejtuar lart, në fytyrën e bletës femër frymëzuan emrin e saj, tha Kit Prendergast, autori kryesor i studimit dhe studiues i asociuar në Universitetin Curtin, shkruan NBC.

“Kur po shkruaja përshkrimin e llojit të ri, po shikoja shfaqjen e Netflix-it, Lucifer,” tha Prendergast në një deklaratë të martën.

Një test ADN-je më vonë tregoi se specia nuk përputhej me asnjë bletë të njohur në bazat e të dhënave ekzistuese, duke e bërë atë anëtarin e parë të ri të këtij grupi që përshkruhet shkencërisht në më shumë se 20 vjet, thanë studiuesit.

Brirët, secili i matur me rreth 0.9 milimetra gjatësi, mund të përdoren për të hyrë në lule, për të vjelë burime dhe për të mbrojtur foletë, sugjeruan studiuesit, megjithëse funksionet e tyre të sakta mbeten të paqarta. Bletët meshkuj të këtij lloji nuk i kanë brirët.