
Një 18-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi akuzohet për plagosje të rëndë me pasojë vdekjen.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë ma parë në fshatin Arapaj ku i riu me iniciale L.Ç. ka goditur me grusht një 52-vjeçar i cili ka rënë në tokë duke përplasur kokën.
Më pas ai ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.
Njoftimi
“Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.11.2025, në lidhje me procedimin penal të 18-vjeçarit, shtetasit L. Ç., pasi dyshohej se për motive të dobëta, kishte goditur me grusht, shtetasin S. F., 52 vjeç, njoftojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kryen ndalimin me iniciativë të shtetasit L. Ç., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen. Nga hetimet e deritanishme rezulton se si pasojë e goditjes me grusht, 52-vjeçari ka rënë me kokë, në tokë, në një rrugë në fshatin Arapaj, dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën më datë 10.11.2025, rreth orës 22:00, në Spitalin e Traumës”.