Vendosni fjalën kyçe....

Balluku nuk shkon në Komision për pr.buxhetin 2026, Bardhi: Fshihet si kriminele, duhet të vijë të japë llogari


Mbledhja e Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, ku do prezantohet projektbuxheti për Ministrinë e Infrastrukturës, po zhvillohet me debtae.

Ministrja Belina Balluku, nën hetim nga SPAK për tunelin e Llogarasë, nuk u paraqit për të prezantuar pr.buxhetin, por dërgoi zv.ministren.

Gazment Bardhi deklaroi se projektbuxheti duhet të paraqitet nga ministri përgjegjës, siç përcaktohet në rregulloren e Kuvendit.

Ai shtoi se “Balluku nuk mund të fshihet pas zëvendësve të saj, duhet të përballet me Kuvendin dhe të japë llogari. “Fshihet si kriminele, si e pandehur, do duhet të japë llogari pavarësisht se është e pandehur”

Pas debateve të forta, kryetarja e Komisionit, Anila Denaj, ndërpreu përkohësisht mbledhjen, e cila më pas u rihap për vijimin e diskutimeve.

“Nuk më kontrollon dot fjalën, po të citoj nenin 80 të rregullores. Pr,.buxheti ka procedurë të veçantë si shqyrtohet në Komisione.

Rregullohet nga një kapitull i veçantë dhe kërkon prezencën e ministrit përgjegjës. Do duhet të miratojmë në parim buxhetin dhe fondet që do i japim ministrisë përkatëse.

Ministrja duhet të vijë këtu dhe të na bindë se s’di duhet ti besojmë menaxhimin e këtij buxheti, kur me fakte dhe prova është kapur që më një projekt janë vjedhur 50 mln euro.

Për ju kjo mund të mos jetë as e rëndë dhe as e pazakontë. Ministrja nuk pse fshihet, do duhet të vijë në komision dhe të japë llogari. Ju kërkoj të thërrisni ministren të prezantojë buxhetin.

Nëse ka trup të vijë dhe të përballet me Kuvendin është çështje e saj personale, ne e kërkojmë për çështje institucionale. Fshihet si kriminele, si e pandehur, do duhet të japë llogari pavarësisht se është e pandehur”, tha Bardhi.