
Presidenti amerikan Trump ka falur Rudy Giulianin, Sidney Powell dhe dhjetëra aleatë të tjerë të akuzuar për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, tha një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, në një lëvizje kryesisht simbolike që nuk vlen për asnjë akuzë shtetërore.
Trump, në një proklamatë të datës së premtes, tha se kjo lëvizje do t’i jepte fund “një padrejtësie të rëndë kombëtare” dhe do “çonte përpara procesin e pajtimit kombëtar”.
Departamenti i Drejtësisë kishte qenë duke hetuar një plan të Trump dhe mbështetësve të tij për të paraqitur lista alternative të elektorëve shtetërorë për të përmbysur fitoren e presidentit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020. Trump fitoi një mandat të dytë, duke mposhtur Kamala Harris-in në zgjedhjet e vitit 2024, shkruan Reuters.
Faljet e Trumpit përfshijnë 77 persona por mund të përfshijnë edhe të tjerë, tha dokumenti. Faljet presidenciale vlenë vetëm për akuzat federale dhe nuk vlenë për rastet shtetërore.
Lista përfshin gjithashtu Mark Meadows, Jeffrey Clark, Christina Bobb, John Eastman, Boris Epshteyn, Kenneth Chesebro, ndër të tjerë.