
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar shërbimin e ri “OSHEE Charge”, një projekt që synon të nxisë përdorimin e automjeteve elektrike dhe të sigurojë karikimin e tyre në pika strategjike të qyteteve.
Balluku deklaroi se stacioni i parë do të ndërtohet në hyrje të Tiranës, në zonën nga TEG drejt Farkës, me 10 kulla karikimi “fast charger”, që do të mundësojnë karikimin e 20 automjeteve brenda 10 minutash. Ajo theksoi se energjia që do të përdoret do të vijë nga burime të rinovueshme, me çmime konkurruese dhe shërbim të qëndrueshëm.
“Një tjetër element që është vlerësuar është burimi i energjisë së rinovuar përmes ankandeve transparente dhe rritjes së pjesëmarrjes private në kontributin e energjisisë së rinovueshme në vendin tonë.
Prioritetet për periudhën në vijim përfshinë hartimin dhe zbatimin e planit kombëtar për energjinë dhe klimën, liberalizimin e plotë të tregut si dhe përgatitja e një tranzicioni të gjelbër në përputhje me objektiva e BE.
Sot investimet e huaja në Shqipëri kanë arritur 16 miliardë euro, por energjia është në vend të parë si kontributor kryesor në investimet e huaja në vendin tonë.
Përmes OSHEE Charg do sigurojmë çmime konkurruese, shërbim të qëndrueshëm dhe energjia do vijë nga burimet e rinovueshme.
Për ndërtimin e stacionit të parë të OSHEE charge është përzgjedhur një pikë strategjike në hyrje të Tiranës, pjesë e Tiranës së re nga TEG në drejtim të Farkës. Do ketë 10 kulla karikimi fast charger. Mundtë karikohen në 10 minuta 20 automjete.
Është projekt që ka marrë leje zhvillimi dhe ndërtimi. Hap i natyrshëm dhe i domosdoshëm. Rrjeti aktual i pikave të karikimit i kufizuar vetëm në tiranë duke lënë boshllëqe në zonat turistike e vende të tjera.
Kuadri ligjor nuk e rregullon në mënyrë eksplicite aktivitetin e karikimit të mjeteve elektrike që lejon zhvillimin e tregut pa standarde të unifikuara.
Legjislacioni ekzistues nuk lejon rishitjen e energjisë elektrike me çmime të miratuara nga ERE.
Mungesa e procedurave administrative edhe në nivel vendo ka prodhuar treg të parregulluar, ku energjia e blerë me 14 lekë rishitet nga tregtarët privatë nga 40-60 lekë”, theksoi Balluku.