Vendosni fjalën kyçe....

Fletëthirrja e SPAK-ut për 21 Janarin, Berisha: Nuk jam njoftuar, por jam i hapur për hetim


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit për fletëthirrjen e SPAK-ut në lidhje me ngjarjet e 21 janarit, duke deklaruar se ende nuk është njoftuar zyrtarisht, por se është i hapur për çdo hetim.

Në një prononcim për gazetarët, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka penguar hetimet për 21 janarin, ndërsa theksoi se vetë ai ka qenë i pari që ka kërkuar hetime të pavarura me përfshirjen e një prokurori ndërkombëtar.

Unë nuk kam marrë asnjë fletëthirrje. Për faktin e thjeshtë se Alfred Greca ua jep gazetarëve para se ta më dërgojë mua. Unë s’kam asnjë problem, sepse jam njeriu që kam kërkuar më shumë se kushdo tjetër hetimin e atyre ngjarjeve tragjike. Kam kërkuar prokuror ndërkombëtar për hetimin e tyre. Nga viti 2013 e deri më sot është vetëm Edi Rama që ka penguar hetimin,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se qëndrimi i tij për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit ka qenë i pandryshuar prej vitesh dhe se kërkesa për hetim është mbështetur edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Sali Berisha ka kërkuar prokuror ndërkombëtar, hetim të plotë dhe transparent. Ka fatmirësisht deklarata të qeverisë së SHBA-së, ku zoti Steinberg, asistent i Sekretarit të Shtetit, dhe Thomas Countryman, kanë kërkuar hetime nga polici deri te organizatori. Organizatori dihet kush është,” tha ai.

Duke folur për mundësinë e paraqitjes para SPAK-ut, Berisha u shpreh se një gjë e tillë është “normale” dhe se ai është plotësisht i gatshëm të hetohet për çdo rrethanë të ngjarjes.

Unë shkoj, dhe e kam thënë: kjo është normale. Por jam thellësisht i interesuar që të hetohet plotësisht kjo ngjarje,” përfundoi Berisha.