
Komisioni i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet parlamentare kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Vendimi erdhi pas një kërkese të Partisë Socialiste, e cila e konsideroi si fyerje deklaratën e Berishës ndaj ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Përjashtimi do të thotë se Berisha nuk do të jetë i pranishëm në seancat plenare për dy javët e ardhshme.
PS argumentoi se gjuha e përdorur nga lideri i opozitës në Kuvend përbënte denigrim ndaj një përfaqësuesi të lartë diplomatik të BE-së.