Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e pjesshme vendore në Berat nisin pa probleme



Në qytetin e Beratit ka nisur normalisht dhe pa asnjë problem procesi i votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore, ku qytetarët po zgjedhin kryebashkiakun e ri.

Sipas të dhënave zyrtare, 79.323 qytetarë kanë të drejtë vote, prej të cilëve 52.808 në qytet dhe 26.515 në zonat rurale.

Në total janë hapur 116 qendra votimi, nga të cilat 72 në qytet dhe 44 në fshatra.

Procesi i numërimit do të zhvillohet në dy KZAZ:

  • KZAZ nr. 66, e vendosur në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani”, ku do të numërohen 72 kutitë e qytetit.

  • KZAZ nr. 67, që ndodhet në Bibliotekën “Vexhi Buharaja”, ku do të numërohen 44 kutitë e zonave rurale.

Në garë për drejtimin e bashkisë janë dy kandidatë:

  • Ervin Ceca, kandidat i Partisë Socialiste dhe aktualisht kryetar i komanduar i bashkisë Berat, me diplomë në Ekonomi Ndërkombëtare.

  • Pavllo Shkarpa, kandidat i pavarur, me diplomë në Inxhinieri.

Policia e Beratit ka bërë të ditur se ka marrë të gjitha masat e sigurisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, duke vendosur efektivë në çdo qendër votimi dhe në ambientet ku do të zhvillohet numërimi.