
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ushtruar të drejtën e votës në Prishtinë, në kuadër të balotazhit për kryetarin e kryeqytetit. Pas votimit, ajo u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor.
“Shpresoj që secili prej qytetarëve me të drejtë vote do ta shfrytëzojë këtë të drejtë dhe do të dalë në votime,” tha Osmani për mediat.
Kreu i shtetit theksoi se Kosova “e ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon”, duke e lidhur këtë me pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve dhe rregullsinë e proceseve zgjedhore. “Gjithmonë organizojmë zgjedhje të lira dhe demokratike,” shtoi ajo.