
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos, ku janë përplasur një automjet i policisë dhe një makinë tip “Benz”, duke shkaktuar tre të lënduar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40-15:10, kur shtetasja M. H., duke drejtuar automjetin e saj, humbi kontrollin dhe goditi automjetin e policisë, që lëvizte në kah të kundërt, me drejtues punonjësin F. Sh.
Si pasojë, janë lënduar dy efektivë të komisariatit të Fierit dhe drejtuesja e makinës. Të tre u dërguan në spital, ku marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht, grupi hetimor po shqyrton si një nga shkaqet e mundshme të aksidentit reshjet e dendura të shiut, që kanë vështirësuar shikueshmërinë në rrugë. Hetimi për rrethanat e plota të aksidentit vazhdon.