Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet votimi në pesë bashkitë, pjesëmarrje tejet e ulët


Mbyllet votimi në pesë bashki të vendit ku ka pasur zgjedhje të pjesshme. Pjesëmarrja ka qenë mjaft e ulët me vetëm 18.72 për qind të votuesve që janë paraqitur për të hedhur votën. Zgjedhjet e pjesshme u zhvilluan në Vlorë, Mat, Berat, Cërrik e Tepelenë për shkak de kryebashkiakët e zgjedhur u dorëhoqën ose u zgjodhën deputetë në zgjedhte e 11 majit.

Mati ishte bashkia me numrin më të lartë të pjesëmarrjes kurse Vlora me pjesëmarrjen më të ulët.

Qytetarët iu drejtuan kutive të votimit që prej orës 07:00 të mëngjesit deri në orën 18:00 kur u mbyll zyrtarisht procesi i votimit. Nga 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote, sipas të dhënave të KQZ deri në orën 18:00 kur janë raportuar 352 QV nga 472, vetëm 46 696 qytetarë ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, ose 18.72% e zgjedhësve.

Bashkia me numrin më të lartë të pjesëmarrjes ishte Mati me 39.36%, dhe bashkia me numrin më të ulët të pjesëmarrjes ishte Vlora me 12.54% Në 3 bashkitë e tjera u raportua kjo pjesëmarrje, Tepelena 34.63%, Cërriku 25%, Berati 19.98%.

Mandati i kryebashkiakëve të rinj do jetë një vit e gjysmë, derisa të mbahen zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2027.