
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, deklaroi se është i gatshëm të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për bisedime, por theksoi se Moska nuk do të tërhiqet nga kushtet e saj kryesore për përfundimin e luftës në Ukrainë, përcjell DW.
“Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe unë e kuptojmë nevojën për komunikim të rregullt. Është e rëndësishme për të diskutuar çështjen ukrainase dhe për të promovuar axhendën dypalëshe. Prandaj ne komunikojmë me telefon dhe jemi gati të takohemi ballë për ballë kur të jetë e nevojshme,” tha Lavrov për agjencinë shtetërore ruse RIA Novosti.
Presidenti rus Vladimir Putin kishte shpallur në qershor 2024 kushtet e Rusisë për përfundimin e luftës, që përfshijnë që Kievi të heqë dorë nga synimi për t’u anëtarësuar në NATO dhe të njohë aneksimin nga Moska të katër provincave ukrainase — Donetsk dhe Luhansk në lindje, si edhe Kherson e Zaporizhzhia në jug.