
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka konfirmuar se procesi i votimit ka nisur normalisht në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë.
Sipas tij, në këtë raund të dytë të zgjedhjeve lokale, qytetarët votojnë në 18 komuna, mes tyre: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Peja, Rahoveci, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Kllokoti dhe Mamusha.
Në total janë hapur 507 qendra votimi, ndërsa 1 milion e 316 mijë e 672 qytetarë kanë të drejtë vote në këto komuna.
Elezi u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtronin të drejtën e votës dhe të kontribuojnë në një proces të qetë dhe demokratik.