
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si “Kthesa e Varibopit”.
Sipas informacioneve të para, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa një pasagjere ka mbetur e plagosursi pasojë e përplasjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit në aksin rrugor.
Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.