Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi i GJK për Veliajn, Rama: Kryeqyteti s’mund të trajtohet si jetim, gjykimi të vijojë në liri


Kryeministri Edi Rama, në episodin më të fundit të podcastit të tij “Flasim”, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Rama tha se ky vendim tregon qartë se nuk qëndrojnë akuzat për “kapjen e pushteteve”, ndërsa theksoi se kryeqyteti nuk mund të mbetet pa drejtues deri në vitin 2027.

Sipas tij, është e domosdoshme që Gjykata Kushtetuese të lejojë që Veliaj të gjykohet në gjendje të lirë, për të mos penguar funksionimin normal të Bashkisë së Tiranës.

“Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim që dua t’i rinënvizoj. Siç duket dhe nuk është hera e parë që duket për ata që duan të shohin, unë nuk i paskam kapur të gjitha pushtetet.

Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027 jemi përballë një disporporcioni të dyfishtë, mbajtja e tij në qeli në dëm të qytetarëve për t’u shërbyer nga i drejti. Së treti vjen logjikisht.

 

 

Më duket se është normale që Kushtetuesja kur të gjykojë masën ta lirojë dhe gjykimi të vijojë në liri. Çfarëdo është thënë, Tirana duhet drejtuar, nuk mund të jetë një trup pa kokë. Kryeqyteti ka nevojë për të zgjedhurin e  vet në krye.

Kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e një ngërçi absurd, kryeqyteti s’mund të trajtohet si jetim. Ky është skandal në vetvete”, tha ai.