Vendosni fjalën kyçe....

Shkëmbi shkëputet dhe bie mbi varka, 7 të vdekur e dhjetëra të plagosur në Brazil (PAMJET)


Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pasi një pjesë e një shkëmbi u shemb mbi varkat në një liqen në Brazil.

BBC shkruan se tre persona të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe 32 të plagosur, pas aksidentit të ndodhur në juglindje të vendit.

Ka një video që qarkullon në rrjet, që tregon momentin kur shkëmbi shkëputet nga faqja e shkëmbit, ndërsa shikuesit përpiqen të paralajmërojnë varkat poshtë.

 

Të paktën një nga varkat duket se është mbytur, ndërsa të tjerat kanë arritur të shpëtojnë.

Incidenti ndodhi pas disa ditëve me reshje shiu në shtetin Minas Gerais, të cilat i kishin bërë shkëmbinjtë më të ndjeshëm ndaj shembjes.

Tre varka u goditën nga shkëmbi i rënë, u tha gazetarëve togeri Pedro Aihara. Nga 32 të plagosurit, nëntë persona ndodhen në spital.

Zhytësit dhe helikopterët po kërkojnë në ujë për ndonjë të mbijetuar.

Njëzet persona u raportuan fillimisht të zhdukur, por nënkoloneli Aihara tha se shumica u llogaritën pas kontrollit të listave të spitaleve.